Sesion ministror i NATO-s për Kosovën

Ilustrim

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të mblidhen sot në Bruksel për të diskutuar situatën në Kosovë, së bashku me shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Shefat e diplomacive do të diskutojnë po ashtu përpjekjet e disa vendeve të Ballkanit Perëndimor për të përmirësuar shanset e anëatarësimit të tyre në NATO dhe BE.

Disa raporte thonë se Franca mund të propozojë që komandën e forcës paqeruajtëse të NATO-së në Kosovë ta marrë struktura ushtarake e BE-së.

Tema të tjera të sesionit ministror të NATO-së do të jenë edhe përgatitjet për tërheqjen e trupave ndërkombëtare nga Afganistani, si dhe miratimi i kërkesës së Turqisë që NATO-ja të vendosë raketa “Patriot” në kufirin e saj me Sirinë.