Papa shkruan mesazhin e parë në Twitter

Twitter i parë i Papa Benediktit XVI

“Ju bekoj me gjithë zemër”, ka shkruar në mesazhin e tij të parë në Twitter Papa Benedicti XVI, në atë që është pjesë e përpjekjes së Kishës Katolike për të joshur të rinjtë përmes mediave sociale.

“Të dashur miq, jam i kënaqur të kontaktoj me ju përmes Twitter-it. Falemnderit për përgjigjet tuaja bujare. Ju bekoj të gjithëve nga zemra”, ka shkruar Papa në llogarinë në Twitter.

Fotografitë tregonin Papën që përdorte një tabletë iPad për të dërguar bekimet e tij.

Llogaria e Papës në anglisht deri të mërkurën në mesditë kishte 700 mijë pasues.