Një aeroplan në Moskë përfshihet nga flakët

Moskë - foto arkivi

Një aeroplan pasagjerësh në Rusi është përfshirë nga flakët, pasi pas aterrimit në aeroportin Vnukovo të Moskës, ka dalë nga pista.

Ministria e Emergjencave ka bërë të ditur se të 12 njerëzit në bord janë gjallë, porse dy prej tyre kanë marrë lëndime serioze.

Shkaku i incidentit të aeroplanit që i përkiste kompanisë Red Wing, nuk është ende i qartë.