Turqia kërkon ndriçimin e vrasjes së kurdeve

France, nje person bart trupin e njërës nga tri gratë kurde të vrara në Paris, 10 janar 2013

Kryeministri i Turqisë, Rejep Tajip Erdogan, ka kërkuar nga Franca që të ndriçojë vrasjen e tri aktivisteve kurde në Paris dhe tha se presidenti francez Francois Hollande duhet të shpjegojë se pse është takuar me militantët që kërkohen nga Turqia.

Të tri aktivistet, përfshirë themeluesen e grupit kryengritës kurd, që kërkon autonomi nga Turqia, janë gjetur të vdekura të enjten, në kohën kur lideri i tyre i burgosur po zhvillon bisedime paqësore me Turqinë, raporton AP.

Vrasjet kanë tronditur komunitetin kurd në Evropë.

Aktivistët kurdë kanë akuzuar Turqinë për vrasjen, derisa zyrtarët turq kanë thënë se vrasjet mund të jenë pjesë e përçarjeve të brendshme, ose përpjekje për të nxjerrë nga binarët bisedimet e paqes.