Jemen: Nga sulmet ajrore amerikane – 9 militantë të vrarë

Një aeroplan amerikan pa ekuipazh

Raportohet se nga sulmet ajrore të aeroplanëve pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, janë vrarë nëntë militantë të dyshuar për lidhje me al-Kkaidën.

Mediat lokale kanë raportuar sot se tri sulme të ndara ajrore ishin ndërmarrë mbrëmë vonë, në provincën qendrore Marib.

Nga sulmet ajrore amerikane me aeroplanët pa ekuipazh, gjatë një muaji në Jemen, janë vrarë gjithsej 23 vetë.

Uashingtoni e ka intensifikuar bashkëpunimin e tij me qeverinë së Jemenit në fushatën e sulmeve kundër degës së al-Kaidës në Jemen, që shihet si njësia më aktive e këtij rrjeti në botë.