Biden: Gjermania është parnter "esencial" i SHBA-ve

Berlin - Kancerlarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe Nënpresidenti i SHBA-ve, Joe Biden gjatë konferencës së përbashkët për gazetar

Nënpresidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka thënë se Gjermania mbetet një "partner kritik absolutisht thelbësor" për Shtetet e Bashkuara.

Biden, duke folur së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin, theksoi gjithashtu se aleanca NATO vazhdon të mbetet shtylla e marrëdhënieve transatlantike të Amerikës me Evropën.

Biden theksoi gjithashtu bashkëpunimin e fortë kundër terrorizmit në mes të Uashingtonit dhe Berlinit.

Ndërsa Merkel tha se, të dy vendet bashkëpunojnë ngushtë në çështjet e sigurisë, sidomos për ato nëAfganistan. Biden gjithashtu do të marrë pjesë në një konferencë vjetore të sigurisë në Mynih, ku pritet të dominojë çështja e krizës siriane.