Japoni: Ekzekutohen tre persona të dënuar për vrasje

Foto ilustruese

Qeveria e Japonisë ka ekzekutuar tre të burgosur të përfshirë në vrasje. Ky ishte ekzekutimi i parë që nga koha kur qeveria e kryeministrit Shinzo Abe, morri mandatin në dhjetor të vitit të kaluar.

Të burgosurit, duke përfshirë një të dënuar për vrasjen e një nxënëseje, u varën.

Ekzekutimet e fundit në Japoni janë kryer në shtator. Japonia tani ka 134 të burgosur në radhë të cilët pritet të ekzekutohen.

Japonia dhe aleatja e saj Shtetet e Bashkuara janë demokraci të mëdha industriale, por ku ende praktikohet ndëshkimi me vrasje.