Punonjësi i i ambasadës iraniane në Oslo, kërkon azil

Foto ilustruese

Një punonjës i ambasadës iraniane në Oslo thuhet se ka kërkuar azil në Norvegji. Avokati këtij iraniani, i cili mbetet anonim, tha se ai me familjen e tij janë fshehur diku, ndërsa autoritetet norvegjeze janë duke shqyrtuar kërkesën e tij.

Avokati, Joergen Loevdal, tha se klienti i tij ka kërkuar azil në dhjetor, por nuk pranoi të thotë se për çfarë arsyesh. Është e paqartë nëse ky iranian ka status diplomatik.

Disa diplomatë iranianë kanë dezertuar në vitet e fundit si shenjë proteste për abuzime me të drejtat e njeriut dhe proceset zgjedhore në Iran.

Në mesin e tyre janë Mohammad Reza Hajdari, një ish-zyrtar konsullor në Norvegji, i cili dezertoi në vitin 2009 dhe Farzad Farhangian, i cili u largua nga ambasada iraniane në Bruksel në vitin 2010.

Ndërsa, Hossein Alizadeh dha dorëheqje në vitin 2010 nga ambasada iraniane në Finlandë për t'u bashkuar me opozitën politike.