Garë e ngushtë zgjedhore në Itali

Votimet në Romë

Zgjedhjet parlamentare në Itali duket se do të çojnë në ngatërresa.

Në Dhomën e Ulët të Parlamentit, exit pollet i japin përparësi koalicionit të qendrës së majtë, të udhëheqhur nga Pier Luigi Bersani, ndërsa në Senat grupit konservator të Silivio Berlusconit.

Tregjet kanë qenë të shqetësuara rreth asaj nëse zgjedhjet do të prodhojnë një qeveri të fuqishme për të tërhequr Italinë nga recesioni dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së borxheve në Eurozonë.

Votimet për zgjedhjet parlamentare në Itali janë mbajtur sot dhe dje.