Rritet rreziku nga kanceri në Fukushima

Logo e OBSH-së

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se njerëzit që jetojnë pranë Fukushimës në Japoni, kanë rrezik më të lartë të preken nga kanceri.

Raporti i OBSH-së vë në pah se përqindja e grave me kancer tiroid në këto zona do të jetë më e lartë për 1.25 për qind, ndërsa rritje do të shënojnë edhe rastet me kancer gjiri dhe leukemi.

Centrali bërthamor i Fukushimës, në vitin 2011, është goditur nga tërmeti dhe cunami, dhe për pasojë ka lëshuar material radioaktiv. Mijëra njerëz kanë baktisur shtëpitë, por shumë të tjerë vazhdojnë të jetojnë në zonat përreth.