Burg për ish drejtuesit e "Kabul Bank"

New Kabul Bank...

Një gjykatë speciale në Afganistan ka dënuar dy drejtues të lartë bankës “Kabul Bank” me pesë vjet burg për mashtrim masiv që shkaktoi kolapsin e bankës më të madhe të vendit në vitin 2010.

E riemërtuar “New Kabul Bank”, banka ka marrë pako shpëtimi nga qeveria për t’u rimëkëmbur.

Të martën, gjyqtari Shamsul Rahman Shems i shpalli fajtorë ish drejtorin e bankës Sherkhan Farnood dhe ish shefin ekzekutiv Khalilullah Ferozi se kanë vjedhur më shumë se 800 milionë dollarë.

Ai urdhëroi që ata të kthejnë paratë e fituara nga një skemë mashtrimi dhe korrupsioni, që përfshinte blerje të pronës në Zvicër, Britani dhe Shtetet e Bashkuara me të holla të gatshme.

Rreth 20 të pandehur të tjerë janë dënuar gjithashtu.