Liderë botërorë të mbledhur në funeralin e Chavez-it

Venezuela - Presidenti i Kubës Raul Kastro gjatë nderimeve në funeralin e Chavez-it

Udhëheqësit dhe diplomatët e huaj janë mbledhur në Karakas për të marr pjesë në funeralin e Hugo Chavez-it, duke ju bashkangjitur kështu qindra e mijëra qytetarëve të këtij vendi që kanë shprehur nderimet e tyre për presidentin e ndjerë.

Funerali është vendosur të fillojë në orën 11 sipas kohës lokale (16:30) nga ndërtesa e akademisë ushtarake. Zëvendës presidenti Nicolas Maduro, do të emërohet si ushtrues detyre i presidentit deri në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen pas 30 ditëve.

Në funeral po marrin pjesë udhëheqës të shteteve të Amerikës Latine si dhe aleatët: lideri i Kubës - Raul Kastro, i Iranit - Mahmud Ahmadinejad i Iranit dhe ai i Bellorusisë Aleksandar Lukashenko.