Në Falkland, dita e dytë e referendumit

Ishujt Falkland (me ngjyrë të gjelbër)

Në Ishujt Falkland është duke u zhvilluar dita e dytë e referendumit për mbetjen ose jo të këtij territori nën sundimin britanik.

Pritjet janë që banorët të votojnë me “po” dhe t’iu japin fund pretendimeve të Argjentinës për pronësinë e ishujve.

Megjithatë, autoritetet e Argjentinës kanë thënë se nuk do t’i njohin si të ligjshme rezultatet e referendumit.

Argjentina ka pushtuar ishujt në vitin 1982, por është zmbrapsur nga forcat britanike pas dy muajsh luftime.

Britania mban kontrollin e Falkland-it qysh në vitin 1833 dhe ka thënë se mbështet të drejtën e banorëve për vetëvendosje.