Nisin hetimet zyrtare kundër Sarkozy-së

Ish-presidenti i Francës, Nocolas Sarkozy.

Në Francë kanë nisur hetimet zyrtare kundër ish-presidentit Nicolas Sarkozy.

Ai akuzohet se ka marrë kontribute të paligjshme për të financuar fushatën e tij zgjedhore më 2007.

Sarkozy thuhet se ka përfituar nga trashëgimtarja e kompanisë së kozmetikës L’Oreal, Liliane Bettencourt, e cila është gruaja më e pasur e Francës.

Në vitin 2006, ajo është shpallur e çmendur.

Sarkozy ka mohuar të ketë marrë fonde nga Bettencourt. Skandali mund të dëmtojë shanset e tij për një rikthim të mundshëm në politikë.