Rikthehet interneti në Siri

Ilustrim

Televizioni sirian dhe kompanitë amerikane që monitorojnë qasjen në internet thanë se interneti është rivendosur në Siri.

Kompanitë që monitorojnë trafikun e internetit global, duke përfshirë Google-n, thanë se ndërprerja ka filluar të martën në mbrëmje në Siri.

Por, Google dhe Renesys, një kompani tjetër monitoruese, thanë se nga e mërkura, në Siri ishte e mundur sërish qasja në internet.

Ekspertët thonë se është pothuajse e pamundur që të përcaktohet se çfarë ka ndodhur, përderisa dikusht nuk e merr përgjegjësinë.