Sulm në Kandahar, 7 të vrarë

Afganistan, foto nga arkivi

Një automjet bombë ka shpërthyer në qytetin jugor afgan të Kandaharit, duke vrarë të paktën shtatë njerëz, thonë zyrtarët.

Më shumë se 50 njerëz u plagosën në shpërthim, shumica prej të cilëve civilë,citon BBC burimet e policisë.

Detajet janë të paqarta, por një raport tha se bomba kishte eksploduar pranë një restoranti.

Asnjë grup deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin