Një i vrarë nga përleshjet në Tunizi

Tunis, foto arkivi

Një person raportohet të jetë vrarë në përleshjet midis forcave të sigurisë në Tunizi dhe mbështetësve të grupit islamik, Ansar al-Sharia.

Televizioni shtetëror i Tunizisë ka bërë të ditur se personi i vrarë në një lagje të Tunisit ka qenë mbështetës i grupit salafist, i cili promovon një version ultra-konservator të Islamit sunit.

Ministria e Brendshme ka thënë se 11 anëtarë të forcave të sigurisë dhe tre protestues janë plagosur.

Dhuna ka ndodhur pasi forcat e sigurisë kanë ndaluar Ansar al-Sharian nga mbajtja e kongresit të saj vjetor në qytetin Kairouan.

Islamistët kanë rritur dukshëm aktivitetin në Tunizi që nga rënia e presidentit laik, Zine El-Abidine Ben Ali, në janar të vitit 2011.

Ambasada amerikane në Tunizi është sulmuar po ashtu shtatorin e kaluar.