BE diskuton armatosjen e rebelëve sirianë

Ilustrim

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel për të diskutuar mundësinë e armatosjes së rebelëve sirianë.

Britania dhe Franca shpresojnë të bindin anëtaret e tjera të BE-së për të ndryshuar embargon aktuale kundër Sirisë, por vendet si Austria, Finlanda dhe Republika Çeke janë kundër.

Sekretari i jashtëm britanik, William Hague, ka thënë se armatosja e rebelëve do të detyronte regjimin e Bashar al-Assadit të marrë seriozisht përpjekjet për paqe.

Siria është përfshirë nga konflikti civil për më shumë se dy vjet. Së paku 80,000 persona thuhet të kenë humbur jetën në luftime.