Anulohen bisedimet midis dy Koreve

Lideri verikorean, Kim Jong-un.

Koreja e Jugut ka thënë se bisedimet e nivelit të lartë me Veriun, të planifikuara për të mërkurën në Seul, janë anuluar.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Unifikimit, duke mos dhënë hollësi të tjera.

Nuk është ende e qartë nëse bisedimet janë shtyrë apo anuluar për kohë të pacaktuar.

Dy shtetet rivale janë pajtuar të bisedojnë pas disa muajsh tensione, që ka shkaktuar prova e tretë bërthamore e Koresë së Veriut, e realizuar në muajin shkurt.