Aksident trafiku në Arabi Saudite, 12 të vdekur

Meka....

Dymbëdhjetë jordanezë kanë vdekur të enjten kur autobusi i tyre u rrëzua në perëndim të Arabisë Saudite, tha një zyrtar i sigurisë.

Viktimat po shkonin drejt qytetit të shenjtë të Mekës për të kryer një ritual islamik, kur autobusi i tyre është përmbysur, ka thënë zyrtari Adel al-Zahrani, transmeton DPA.

Tridhjetëekatër të tjerë, të gjithë jordanezë, janë lënduar në aksident. Shkaku i saktë i aksidentit nuk dihet.