Irak: Nga vala e sulmeve – së paku 30 të vrarë

Demontratë kundër dhunës në Kirkut të Irakut më 14 Korrik

Zyrtarët në Irak thonë se nga një valë e sulmeve me bomba në hapësirat me popullatë dominuese shiite, janë vrarë më se 30 njerëz.

Shpëthimet filluan menjëherë pas Iftarit të Dielën në mbrëmje.

Së paku tetë vetë u vranë në qytetin-port në pjesën veriore të Irakut, Basra.

Raportohet për shpërthime edhe në Qerbela, Kut, Nasirija dhe Musajib.

Të Dielën, që ishte dita e katërt e njëpasnjëshme me dhunë, janë vrarë më se 30 vetë.

Iraku është në mes të periudhës më të keqe të dhunës për disa vite të fundit. Kjo i ka shtuar shqetësimet se ky vend mund të zhytet në luftë sektare.

Ditën e Shtunë, më se 20 vetë ishin vrarë nga sulmet me bomba, që në shënjestër i kishin xhamitë sunite në Bagdad.