Të enjten në mëngjes, është kthyer në Prishtinë kontingjenti i parë prej 110 migrantëve të Kosovës nga Hungaria. Ata janë kthyer nga një kamp për refugjatë në Hungari në Aeroportin e Prishtinës.
Shumica e të kthyerve ishin të moshës 20 deri në 30 vjeç. Në mesin e tyre, disa të rinjë tregonin për kushte jo të mira në kampet e azilkërkuesve në Hungari.
“Kemi qenë në Kiskunhalas në Hungari, atje kemi kaluar shumë keq. Ujë të bojlerit kemi pi. Edhe shumë shqiptarë kanë mbetur atje, ndoshta edhe 500 apo 600. Ka edhe fëmijë të vegjël një vit e gjysmë, që as qumësht nuk kanë për të pirë, sallame të kalbur po ju japin. Ne jemi ikë nga Kosova sepse këtu nuk ka punë”, ka thënë një prej tyre.
Të kthyerit janë pritur nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Lorent Balla, cilët kanë mohuar deklaratat e të rinjve të cilët thonë se janë keqtrajtuar nga autoritetet hungareze.
Ministri Bajram Rexhepi ka shtuar se të gjithë ata që kërkojnë nga Kosova azil në vende te Evropës do ta kenë fatin e njëjtë sikurse 110 personat e kthyer, duke inkurajuar kështu kosovarët për të mos marrë rrugën e migrimit.
Rexhepi ka shtuar se koha e azilit ka përfunduar. Megjithatë, trendin e në rritje të emigrimit të kosovarëve, ai e sheh edhe si rezultat i marrëveshjes me Serbinë për lëvizje të lirë.
“Përveç të mirave që ka marrëveshja me Serbinë për lëvizje të lirë, anën e keqe të saj e ka për arsye se tash qytetarët lëvizin legalisht nëpër territor të Serbisë, vetëm me letërnjoftime, me çmim minimal të transportit, 35 euro deri në Suboticë, prandaj ky vit është mjaft kritik”, theksoi Rexhepi.
Ministri Rexhepi, ka shtuar se kërkesat e mëdha për azil, mund ta rrezikojnë në masë të madhe procesin e liberalizimit të vizave.
Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e grupeve të caktuara të krimit të organizuar, të cilët siç, thotë ai, ‘abuzojnë dhe e keqpërdorin gjendjen e tyre sociale të tyre’.
Sipas njoftimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Hungari kanë qenë 500 migrantë, që nënkupton se pritet kthimi i organizuar edhe i personave të tjerë.
Rritja e numrit të refugjatëve kosovarë muajve të fundit është shtuar edhe në Austri, Francë dhe vende tjera.
Përfaqësuesit e këtyre shteteve u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos e marrin rrugën e migrimit, duke i porositur ata se nuk do të fitojnë ë drejtën e azilit.
Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Lorent Balla, ndërkaq ka ritheksuar se baza për dhënien e azilit për qytetarët e Kosovës nuk ekziston më.
“Këtu nuk ka luftë, nuk ka shkelje masive të të drejtave të njeriut kështu që në asnjë rast nuk është dhënë azili. Hungaria përpiqet që t`iu ofrojë sa më shumë këtyre njerëzve që kanë hyrë ilegalisht dhe kanë shkel ligjet e Hungarisë dhe këto çmime i paguajnë taksapaguesit hungarezë”, thotë ai.
Ditë më parë Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar nën udhëheqje të prokurorit publik, ka bërë arrestimin e tetë personave të dyshuar nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘kontrabandim me migrantë’ dhe ‘krim të organizuar’.
Të dyshuarit thuhet se shfrytëzonin vijat e rregullta të udhëtimit kryesisht nga qytetet e Kosovës në drejtim të Serbisë, për të kaluar fillimisht në Hungari e më pastaj në shtetet tjera evropiane.