Spanjë: 77 persona të vdekur

Your browser doesn’t support HTML5

Së paku 77 persona kanë vdekur kur një tren i shpejtë ka dalë nga binarët në pjesën veri-perëndimore të Spanjës. Televizioni publik spanjoll ka transmetuar pamje të së paku katër veturave udhëtarësh të kthyera në një anë dhe një veturë tjetër e shkatërruar, me tymin që dilte në ajër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit të Santiago de Compostola, rreth 95 kilometra në jug të El Ferrol. Treni ishte i vijës Madrid – El Ferrol. Autoritetet thonë se ata mendojnë që dalja e trenit nga binarët ka qenë më shumë aksident se sa rezultat i i një sulmi terrorist