Prokurorët e Egjiptit i kanë përfshirë edhe tre liderë të Vëllazërisë Myslimane në procesin që ka të bëjë me dyshimet për nxitje të vrasjës së protestuesve muajin e kaluar.
Vendimi i së mërkures është i fundit në kuadër të masave të ashpra që autoritetet po ndërmarrin kundër grupit islamik pasi ushtria e largojë nga pushteti Muhammad Morsin më 3 korrik.
Personat në fjalë janë Muhammad Badie, i cili është në arrati, zëvendësi i tij, Khairat el Shater dhe zyrtari i lartë, Rashad Bayoumi.
Ata akuzohen për nxitjen e vrasjës të së paku tetë protestuesve në afërsi të zyreve kryesore të Vëllazërisë.
Ndërkohë, qeveria egjiptiane të mërkurën i ka dhënë detyrë policisë që të ndërmerrë “masa të nevojshme” për t’i dhënë fund protestave të përkrahësve të Morsit, duke i emëruar këto masa si rrezik të sigurisë kombëtare.
Sidoqoftë, zëdhënësi i disa grupeve të përkrahësve të Morsit ka thënë se protestat do të vazhdojnë.