Fushata e korrje-shirjeve, e cila ka përfunduar gati në të gjitha komunat e Kosovës, sjell rezultate preliminare. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kosova këtë vit do të përmbushë rreth 80 për qind të nevojave të brendshme konsumuese me grurë.
Ndërkaq, për t’i përmbushur nevojat qind për qind, thuhet se duhet të shtohen sipërfaqe të punueshme dhe atë mbi 100 mijë hektarë.
Por, ndryshe nga të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë, flasin të dhënat e Federatës Sindikale të Bujqve, ku sipas tyre, Kosova nuk arrin t’i plotësojë nevojat me bukë më shumë se 45 për qind.
Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj, thekson se të dhënat zyrtare dëshmojnë më së miri se cila është e vërteta. Këto të dhëna, shton Behramaj, tregojnë që është ulur varshmëria ndaj importit dhe, rrjedhimisht, është rritur prodhimtaria e brendshme me grurë.
“Rendimenti mesatar, sipas raporteve preliminare të 22 komunave, sillet në 4.3 ton për hektarë, që është pak më i lartë se vitin e kaluar. Me prodhimtarinë e brendshme të grurit, ne presim t’i përmbushim madje edhe më shumë se 80 për qind të nevojave të përgjithshme konsumuese”, thotë Behramaj.
Nevojat konsumuese, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, sillen në rreth 205 kilogramë grurë për kokë banori, që janë ekuivalente me 140 kilogramë miell, që shumëzuar me numrin e popullsisë, sipas këtyre të dhënave, del se nevojat e përgjithshme konsumuese sillen në rreth 410 mijë ton.
Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri, thotë se 80 për qind të nevojave me grurë janë përmbushur vetëm para viteve ‘90, atëherë kur bujqësia ka qenë e zhvilluar, derisa tani, nuk mund të përmbushen nevojat më shumë se 45 për qind.
“Nuk është gjendja e atillë siç ata po deklarojnë. Në disa vise gruri ka dhënë rendimente bukur të larta, por ka disa vise të tjera të Kosovës që ka rendimente të ulëta, që nuk arrin më shumë se 3 mijë kilogramë për hektarë. Sa i përket sasisë së bukës për popullatën e Kosovës nuk ka më shumë se 40 apo 45 për qind më shumë bukë për popullatën e Kosovës”, shprehet Tahiri.
Sidoqoftë, në Ministri të Bujqësisë thonë se të dhënat që ata i kanë, sa i përket importit të miellit dhe grurit, kanë shënuar rënie dhe kjo, siç thekson zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behmraj, tregon më së miri se Kosova ka rritur prodhimtarinë e brendshme me grurë.
“Hambari i Kosovës është rritur për 30 për qind viteve të fundit dhe rritja kulmon në vitin e kaluar ku kemi një ulje prej 50 për qind të importit të grurit, që nënkupton se shumica e nevojave të konsumit plotësohen, pra edhe nevojat për konsum të bagëtisë dhe nevojat industriale po arrihen të përmbushen përmes prodhimtarisë së brendshme. Por, për t’i përmbushur të gjitha nevojat konsumuese duhet të shtohen sipërfaqe të punueshme diku rreth 100 mijë hektarë”, shton Behramaj.
Zhvillimi i sektorit të bujqësisë ishte paraparë të jetë një ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës, në kuadër të planit të zhvillimit ekonomik për periudhën 2011-2014.
Ky plan, sektorin e bujqësisë e kishte konsideruar si një nga potencialet më të mëdha për zhvillim më të hovshëm ekonomik në vend.
Megjithatë, investimi në këtë sektor, nga ekspertë të fushës së bujqësisë, vazhdimisht ishte vlerësuar të jetë shumë i paktë.