Sulm vdekjeprurës pranë Damaskut

Damask - foto arkivi

Një makinë bombë ka shpërthyer në periferi të Damaskut, duke vrarë 10 njerëz dhe plagusur disa të tjerë.

Agjencia e lajmeve SANA raporton se shpërthimi ka goditur qarkun Jaramana, të banuar kryesisht me të krishterë.

Shumica dërrmuese e banorëve të zonës janë pro regjimit.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ndonjë grup.

Një shpërthim i ngjashëm në të njëjtin qark muajin e kaluar ka vrarë së paku 7 njerëz.

Rebelët që luftojnë forcat besnike të presidentit Bashar al-Assad kanë pasur shpesh në shënjestër zonat ku jetojnë mbështetësit e regjimit.