Kryeministri i përkohshëm i Egjiptit ka thënë se vendimi që të ndërpresin protestat e përkrahësve të presidentit të hequr nga pushteti, Muhammed Morsi është final.
Televizioni shtetëror e ka cituar kryeministrin, Hazem el Beblawi, duke thënë se durimi i qeverisë “gati ka përfunduar”.
Beblawi ka thënë në një deklaratë se “ne kërkojmë nga ata prap, që së shpejti të kthehen në shtëpitë dhe vendpunimet e tyre”.
Ai ka thënë se qeveria e përkohshme deri më tash ka rezistuar në idenë që të përdor forcën si shenjë respekti ndaj muajit të Ramazanit që nga myslimanët konsiderohet si i shenjtë.
Përkrahësit e presidentit të larguar nga pushteti kanë krijuar kampe protestash në sheshet Rabaa dhe Nahda në Kajro pasi ushtria e hoqi Morsin nga pozita e presidentit.
Njoftimi i Beblawit është bërë pasi presidenca e Egjiptit njoftoi se përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund krizës politike në këtë shtet kanë dështuar.
Ata për këtë e kanë fajësuar Vëllazërinë Myslimane të Morsit.