Bradley Manning thotë se do bëhet Chelsea Manning

Ushtari, Bradley Manning shihet në këtë fotografi i veshur si grua në vitin 2010,

Bradley Manning ka thënë se ai planifikon që të jetojë si grua dhe për këtë do e fillojë terapinë me hormone, raporton Associated Press.

Deklarata e Manning është bërë një ditë pasi një gjykatë ushtarake amerikane e ka dënuar atë me 35 vjet burg për dhënien e dokumenteve sekrete faqes së internetit, Wikileaks.

Deklarata në formë të shkruar që fillimisht është transmetuar nga NBC mëngjesin e së enjtës, thotë se Manning planifikon të jetojë si grua me emrin, Chelsea.

Manning është orvatur me çrregullim të indetitetit gjinor, ideja që ai është një grua i lindur në trupin e një mashkulli.

Kjo ka qenë edhe një nga pikat kyçe të mbrojtjes së tij gjatë procesit gjyësor kundër tij.

Avokatët e kanë prezantuar si dëshmi të orvatjes së Manning me identitetin gjinor një foto të ushtarit me paruke bionde dhe me buzëkuq që ai ja ka dërguar një terapisti.