Jovanka Broz po përmirësohet

Fotografi arkivi e Jovanka Brozit

Gjendja shëndetësore e Jovanka Brozit, bashkëshortës së presidentit të Jugoslavisë komuniste, Josip Broz Tito, ka filluar të përmirësohet, ka njoftuar qendra klinike e Serbisë në Beograd ku po trajtohet ajo.

“Ekipet mjekësore të qendrës së emergjencës po vazhdojnë të ndërmarrin të gjitha masat që gjendja e saj të shkojë drejt përmirësimit dhe stabilizimit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kjo qendër.

E veja e Josip Broz Titos është dërguar të premtën në qendrën e emergjencës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nëse do të ketë ndryshim të gjendjes së saj shëndetësore, qendra emergjente ka thënë se do të publikojë komunikatë të re.