Jovanoviq: Logoja e Kosovës s’është e nevojshme

Çedomir Jovanoviq

Kryetari i Partisë Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka thënë se nuk është e nevojshme që logoja e Kosovës të gjendet në fletëvotimet për zgjedhjet lokale.

Ai ka thënë se partia e tij u bën thirrje serbëve të Kosovës që të dalin në votime.

“Ne gjithmonë kemi kërkuar nga serbët në Kosovë që problemet e tyre t’i zgjidhin me mjete politike, në kuadër të atyre institucioneve, ku mund t’iu jepet përgjigje problemeve të tyre. Kemi qenë partia e vetme që ka kërkuar nga serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje dhe një gjë të tillë e duam edhe sot”, ka deklaruar Jovanoviq, transmetojnë mediat serbe.

Ai po ashtu ka thënë se pala kosovare duhet të ketë më shumë mirëkuptim për pozicionin në të cilin ndodhet Beogradi.

“Pas të gjithave që kanë pranuar Nikolliq, Daçiq dhe Vuçiq, nuk është e nevojshme që logoja e Kosovës të jetë në fletëvotime”, ka thënë Jovanoviq.