Tunizi: 49 të burgosur ikin nga burgu

Ilustrim

Zyrtarët në Tunizi thonë se 49 të burgosur kanë ikur nga një burg në qytetin bregdetar të Gabesit.

Incidenti ka ndodhur të hënën, pasi disa të burgosur kanë sulmuar rojet dhe pastaj kanë liruar shokët e qelive të tyre.

Zyrtarë të burgut kanë njoftuar se së paku 12 të burgosur janë rikapur.

Sipas tyre, shumica e të arratisurve janë kriminelë të zakonshëm.