SHBA-të largojnë stafin jo-esencial prej ambasadës Liban

Fotografi arkivi e një prej sulmeve me bombë në Liban

Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se stafi jo esencial dhe pjesëtarët e familjeve janë evakuar nga ambasada amerikane në Liban për shkak të “kërcënimeve ndaj objekteve të misionit amerikan dhe personelit të saj”.

Në një paralajmërim për rrezik të ri për udhëtim drejt Libanit i lëshuar të premtën, departamenti gjithashtu ka nxitur qytetarët privat amerikan që të largohen prej këtij shteti.

Vendimi është marrë në një kohë kur administrata amerikane dhe Kongresi po e debatojnë një sulm të mundshëm ushtarak në Sirinë fqinje.