Përplasje tren-autobus në Kanada

Ilustrim

Së paku gjashtë njerëz kanë humbur jetën nga përplasja e një autobusi dhe një treni në Otava të Kanadasë.

Aksidenti ka ndodhur në një kalim të hekururdhës.

Nuk ka informacione për viktima në mesin e pasagjerëve të trenit.

Ky është aksidenti më i keq në Kanada qysh në muajin korrik, kur një tren që transportonte naftë të papërpunuar, ka dalë nga shinat.

Aksidenti në qytetin Kuebek ka shkaktuar vrasjen e dhjetëra personave.