23 kandidatë për president të Gjeorgjisë

Eka Azarashvili, zëdhënëse e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Gjeorgji.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Gjeorgji ka regjistruar 23 kandidatë për zgjedhjet presidenciale të 27 tetorit.

Zëdhënësja e Komisionit, Eka Azarashvili, u ka thënë gazetarëve në Tbilisi se 31 aplikacione janë refuzuar për arsye teknike.

Dy kandidatët kryesorë janë Giorgi Margvelashvili, nga koalicioni i kryeministrit Bidzina Ivanishvili, dhe Davit Bakradze, nga partia e presidentit në largim, Mikheil Saakasvili.