OKB: Obama dhe Rohani nuk takohen

Barack Obama dhe Hassan Rohani (djathtas)

Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara thonë se presidenti Barack Obama dhe presidenti i Iranit, Hassan Rohani, nuk do të takohen në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Një zyrtar i administratës Obama, duke folur në kushte të anonimitetit, tha mbrëmë vonë se Shtëpia e Bardhë ishte e hapur për takimin Obama – Rohani, në Nju Jork, por iranianët kishin sugjeruar se kjo ishte shumë e komplikuar.

Barack Obama dhe Hassan Rohani kanë folur në Asamblenë e Përgjithshme.

Liderët e Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk janë takuar në 36 vitet e fundit.