Mbi 50,000 të huaj kanë marrë shtetësinë kirgize qysh më 1995

Ilustrim

Mbi 50,000 të huajve u është dhënë shtetësia kirgize qysh në vitin 1995.

Zyrtarët në Bishkek kanë thënë se shumica e shtetasve të natyralizuar kanë qenë kirgizë etnikë nga Taxhikistani dhe Uzbekistani.

Mijëra kirgizë kanë ikur nga lufta civile në Taxhikistan në vitet 1990.

Po ashtu thuhet se afro 3,400 të huaj kanë siguruar shtetësinë kirgize në periudhën janar-korrik 2013.