Gjykata në Strasburg: Rusia arrestoi pa të drejtë Kasparovin

Garry Kasparov

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka kritikuar Rusinë për arrestimin e Garry Kasparov në vitin 2007 së bashku me tetë aktivistë të tjerë të opozitës.

Gjykata shpalli sot se arrestimi i ish-kampionit të shahut gjatë një proteste antiqeveriatre ishte në “disproporcion me qëllimin e ruajtjes së rendit”.

Gjykata gjithashtu vendosi që Rusia kishte shkelur dy nga nenet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të cilat mbulojnë të drejtën për gjyq të drejtë dhe liri të tubimit.

Vendimi i sotëm i gjykatës nuk është përfundimtar. Palët kanë tre muaj kohë për ta apeluar atë.