Arrestohet i riu që kërcënonte Daçiqin

Ilustrim

Autoritetet në Çaçak të Serbisë kanë arrestuar një 26-vjeçar, i cili ka thirrur policinë dhe ka kërcënuar se do të vrasë fëmijët e kryeministrit serb, Ivica Daçiq.

I riu është arrestuar në një aksion të përbashkët të policisë së Beogradit dhe Çaçakut dhe tek ai është gjetur telefoni përmes të cilit ka kërcënuar dhe 11 kartela, njofton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.