Moskë: Raporte të reja për trazirat në protesta

Moskë - Pamje nga trazirat

Tetë persona, përfshirë edhe dy oficerë policie, po vazhdojnë të qëndrojnë në spital, pas një prej protestave me të mëdha të viteve të fundit në kryeqytetin rus, kundër imigrantëve.

Një total prej 23 personash, përfshirë 8 policë, u lënduan, pasi një grup protestuesish provuan të depërtonin në një depo ushqimesh në Moskë, e cila kishte të punësuar imigrantë.

Protestat u nxitën pas vrasjes së një të riu rus, për të cilën dyshohet një imigrant.