Karzai bën thirrje për paqe me talibanët

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, u ka bërë thirrje militantëve talibanë që të ndalojnë luftimet dhe t’i bashkohen procesit të paqes.

Ai ka kërkuar nga udhëheqësit dhe luftëtarët talibanë “që të mos vrasin dhe shkatërrojnë njerëzit e rinj të Afganisanit”.

Karzai i ka bërë këto komente gjatë fjalimit të tij për Festën e Kurban Bajramit.

Në mesazhin e tij për Bajram, udhëheqësi i talibanëve, Mullah Omar, ka paralajmëruar Qeverinë afgane që të mos nënshkruajë marrëveshje të sigurisë me Shtetet e Bashkuara.

Omar po ashtu ka thënë se talibanët nuk do të marrin pjesë në bisedime për paqe nëse ato nuk mbahet në Katar, ku talibanët kanë zyrën politike.