SHBA: Një shtet më shumë që lejon martesat homoseksuale

Ilustrim

Dhjetra çifte të gjinisë së njejtë po bëhen gati të martohen në Nju Xhersi.

Nga sot, edhe ky shtet i bashkohet listës së atyre që i lejojnë martesat mes personave nga e njejta gjini.

Martesat do të lejohen bazuar në një vendim të muajit shtator, por guvernatori i këtij shteti, Chris Christie e ka apeluar atë, dhe si rrjedhojë një vendim i ri pritet në janar.

Pavarësisht, kundërshtimit të guvernatorit, shumë zyrtarë të këtij shteti kanë thënë se do t’i performojnë ceremonitë martesore gjatë ditës së sotme.