Raporti: Aeroplanët izraelitë kanë sulmuar në Siri

Ilustrim

Raportohet se aeroplanët luftartakë izraelitë kanë sulmuar brenda Sirisë, megjithqë Izraeli ka refuzuar ta konfirmoj çfarëdo sulmi.

Raportet e mbrëmshme në media theksonin se aeroplanët e Izraelit e kishin në shënjestër një bazë ushtarake afër qytetit – port Latakia në Siri.

Forcat opozitare siriane kanë thënë se në këtë bazë gjendeshin raketat e prodhimit rus.

Rrjeti televiziv CNN, duke e cituar një zyrtar të paemëruar të Shteteve të Bashkuara, ka thënë se Izraeli besonte se raketat kanë mundur të transferohen te militantët libanezë të Hezbollahut, organizatë kjo që është armike e Izraelit.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, ka raportuar se ka ndodhur një eksplodim i fuqishëm në bazën ajrore afër qytetit Latakia.

Ushtria e Libanit ka thënë se gjashtë aeroplanë luftarakë izraelitë kanë fluturuar mbi territorin e Libanit, ditën e mërkurë.