http://www.evropaelire.org/externalaudio-FLRM/Audio/1034067.html
Hapja e vendeve të reja të punës, përmirësimi i infrastrukturës në shëndetësi, arsim, shërbime publike, si dhe lufta kundër korrupsionit, janë vetëm disa nga pritjet e qytetarëve nga zgjedhjet e 3 nëntorit.
Qytetarë të komunave të ndryshme të Kosovës të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë, thonë se pritjet janë të shumta, ashtu si edhe premtimet që kanë qenë gjatë fushatës së partive politike.
Megjithatë, shumë prej tyre shprehen mjaft skeptikë, sa i përket përmirësimit të gjendjes ekonomike dhe sociale në Kosovë.
Idriz Berisha, ekonomist me profesion, është nga qyteti i Prishtinës. Ai thotë se kryeqyteti ka nevojë për investime të shumta dhe se ata, të cilët do të dalin fitues në këto zgjedhje, duhet të punojnë për qytetarin:
“Nga zgjedhjet komunale, nëse shkojnë mirë, presim të zgjidhet ai më i miri. Nga komuna prej nga unë vij, pres të përmirësohet kanalizimi, infrastruktura, rregullimi i parqeve e shumë gjëra të tjera”.
Njazi Sinani punon si taksist dhe vjen nga komuna e Lipjanit. Ai shprehet mjaft i mllefosur për situatën, në të cilën gjendet popullata e Kosovës. Njaziu nuk shpreson në përmirësimin e gjendjes aktuale:
“Nuk presim asgjë, asgjë mirë nga ta. Populli po heq, nuk ka asgjë prej tyre”.
Ngjashëm mendon edhe Hyzdri Alshiqi:
“Nuk pres asgjë, u krye, asgjë nuk pres”.
Fatlume Kastrati punon mësuese në qytetin e Fushë Kosovës. Sipas saj, prioritet do të duhet të jetë punësimi i të rinjve në Kosovë.
“Punësimi duhet të jetë prioritet, ekonomia të zhvillohet sa më shumë, ka shumë punë shumë. Ai që është më i miri, ai të fiton”, shprehet Fatlumja.
Edhe Saranda Selishta studente nga Gjilani, thotë se hapja e vendeve të reja të punës, duhet të jetë parësore për kryetarin e ardhshëm të Gjilanit.
“Primare është punësimi, tani vijnë të tjerat”, pohon ajo.
Derisa pensionistët thonë se pritjet e qytetarëve janë vetëm premtimet që janë dhënë gjatë fushatës, nga partitë politike. Muharrem Krasniqi, është njëri nga ta. Ai thotë se ka pasur aq shumë premtime sa që vështirë se realizohen.
“Këto premtime që i kanë dhënë, t’i mbajnë. Por, nuk besoj se do t’i realizojnë, pasi që nuk do të munden. Kosova ka ardhur në gjendje të keqe, nuk ka punësim, nuk ka rroga, është varfëri e madhe, një numër i madh i njerëzve nuk kanë mundësi të ushqehen mirë, ka varfëri të madhe”, thekson Muharremi.
E, Fadil Gashi, që punon si taksist në Prishtinë, thotë se pret ndryshime nga zgjedhjet komunale:
“Presim ndryshime, por njëjtë. Ajo çka do të duhej të përmirësohet, është rryma dhe uji, çka është më e rëndësishmja për jetën e njeriut”.
Qytetarët e Gjakovës mendojnë se punësimi është çështja prioritare që udhëheqësi i kësaj komune do të duhej ta ketë prioritet. Këtë e thotë Hamdi Zherka:
“Hapja e vendeve të reja të punës, zhvillimi ekonomik janë pritjet tona”.
Ndërsa, Bislim Kelmendi nga Peja, shprehet mjaft pesimist sa i përket zhvillimit të kësaj komune. Sipas tij, të gjitha ato çka janë premtuar gjatë fushatës, janë vështirë të realizueshme.
“Premtime të kota, të cilat sa e sa vjet i kemi dëgjuar dhe asgjë nuk kanë bërë”, thekson Bislimi.