Filipine: Arrijnë pesë mijë trupa amerikane

Pamje nga gjendja pas tajfunit, Filipine

Në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar Filipinet, në këtë vend ka arritur sot një anijembajtëse amerikane, me rreth pesë mijë trupa dhe dhjetra helikopterë.

Pritet që një mijë trupa të vijnë si përforcim edhe nga Japonia.

Ndërkohë, Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka pranuar se ka dështuar të reagojë shpejt dhe në mënyre efikase për të ndihmuar të mbijetuarit.

Numri i deritashëm i të vdekurve, është konfirmuar të jetë, 2,357.