Rahmon betohet si president i Taxhikistanit

Emomali Rahmon

Emomali Rahmon është betuar për mandatin e tij të katërt si presidenti i Taxhikistanit.

Inuagurimi i sotëm është zhviluar në parlamentin e vendit.

Rahmon është rizgjedhur në zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit, me 83 për qind të votave.

Fitorja i ka ofruar edhe shtatë vjet në pushtet, pas të qenët tashmë 21.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka thënë se në zgjedhje ka munguar pluralizmi dhe zgjedhja e mirëfilltë.