Gjendje e jashtëzakonshme në Sardenja të Italisë

Sardina

Autoritetet italiane kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në ishullin Sardenja, një ditë pasi cikloni Kleopatra ka vrarë së paku 16 persona.

Kryeministri Enrico Letta e ka cilësuar fatkeqësinë si “tragjedi kombëtare”.

Në Bruksel, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Frederic Vincent, ka lexuar deklaratën e presidentit të këtij mekanizmi, Jose Manuel Barroso.

“Kam qenë thellësisht i tronditur kur kam mësuar për shkatërrimet dhe humbjet e jetëve nga përmbytjet që ka shkaktuar cikloni Cleopatra. Kjo është një goditje tragjike për popullin e Sardinës, për këtë ishull të bukur dhe komunitetin e tij”, thuhet në deklaratë.

Meteorologët kanë parashikuar sot vazhdimin e shirave.