Afrikë e Jugut: Një i vdekur nga shembja e një ndërtese

Ilustrim

Së paku një person raportohet i vdekur, dhjetra të lënduar dhe rreth pesëdhjetë të ngujuar, pas shembjes së një kulmi në një qendër tregtare gjysmë të ndërtuar, afër qytetit Durban në Afrikën e Jugut.

Chris Botha, zëdhënës i shërbimeve emergjente, ka thënë se së paku njëzetegjashtë persona janë dërguar në spital me “lëndime serioze”.

Kompania private shëndetësore ER24 ka thënë se stafi i saj i dërguar në vend të ngjarjes ka raportuar për rreth pesëdhjetë persona të ngujuar nën rrënoja.

Nga raportimet e para bëhet e ditur se shumica e të përfshirëve në këtë ngjarje ishin punëtorë të ndërtimtarisë.