Së paku 24 të vrarë nga sulmet në Bagdad

Irak - foto arkivi

Një valë e sulmeve në Bagdad ka vrarë së paku 24 persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë.

Zyrtarët policorë thonë se sulmi më vdekjeprurës ka qenë në lagjen Sadria, ku nga shpërthimi i makinës bombë kanë humbur jetën pesë persona.

Sulmet e tjera kanë ndodhur në lagjet Shaab, Tobçi, Karrada, Azamijah dhe Amil, të banuara kryesisht më shiitë.

Qysh në muajin prill, Iraku ka parë rritje të dhunës sektare.