Riga: Arrin në 45 numri i të vdekurve nga shembja e çatisë

Riga, Letoni

Ka shkuar në 45 numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së një supermarketi në Riga të Letonisë.

Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar sot kërkimet nën rrënoja, ndërsa zyrtarët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak për të plagosurit.

Mësohet se tre nga të vdekurit janë zjarrfikës.

Një zëdhënës i punëtorëve të shpëtimit ka thënë se numri i të zhdukurve mbetet i paqartë.

Shkaku i kolapsit është duke u hetuar.