Policia në Kiev arreston 35 protestues

Kiev, 30 nëntor 2013.

Policia në Kiev ka përdorur forcën për të shpërndarë qindra protestues sot në mëngjes.

Video-pamjet kanë treguar njerëz me fytyra të gjakosura.

Ministria e Brendshme ka thënë se 35 njerëz janë arrestuar për rezistencë ndaj policisë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev ka dënuar dhunën ndaj protestuesve dhe i ka bërë thirrje qeverisë që të respektojë të drejtat e shoqërisë civile.

Protesta ka pasuar tubimin e rreth 10,000 personave të premten, të cilët kanë bërë thirrje për dorëheqjen e presidentit Viktor Yanukovych, për shkak të refuzimit të tij për nënshkrimin e një marrëveshjeje të asociimit me Bashkimin Evropian.